Rinis hetimi për emailet e Hillary Clinton
Departamenti i Shtetit Amerikan ka rifilluar hetimet ndaj kandidates demokrate për Presidente, Hillary Clinton, për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar në e-mail.
FBI ka deklaruar se edhe pse ajo kishte dërguar dhe marrë materiale të “ndjeshme”, rifillimi i hetimit do të zbardhë më shumë detaje.
Ish-sekretarja e shtetit do të përfshihet sërish nën hetim, përfshirë edhe ndihmësit e saj, në lidhje me serverin që ka mbajtur e-mailet e disa kohëve më parë.
“Ish-zyrtarja mund të përballet me akuzën për “sanksione administrative”
, u shpreh një zëdhënës i FBI-së.
Hetimi ka të bëjë me keqpërdorimin e mundshëm të informacionit të klasifikuar në email, pavarësisht se FBI nuk ngriti akuza ndaj saj.
Menjëherë pasi Drejtori i FBI James Comey njoftoi se nuk do të bëjë asnjë kallëzim penal kundër Hillary Clinton, fushata e saj lëshoi një deklaratë për shtyp duke thënë se ata ishin të gëzuar për mbylljen e çështjes.
Kritikët republikanë tashmë kanë këshilluar FBI-në që të ketë një hetim të drejtë duke u bazuar mbi ligjin. /tvklan.al