Video/ Thyen rekord botëror, sfidon “forcën e moshës”


Video/ Thyen rekord botëror, sfidon “forcën e moshës”

20:19 08/07/2016

Një vajzë e vogël nga Winsconsin i Amerikës,  ka thyer rekordin botëror të ulje-ngritjeve me forcën e krahut, për dikë në moshën e saj.

Pese-vjeçarja, Madison Long, theu rekordin botëror duke realizuar 18 ulje-ngritje me forcën e krahut, sipas “Fox6”.

Rekordi i mëparshëm ishte 16 ulje-ngritje.

Madison, e cila merr pjesë rregullisht në gjimnastikë tha për stacionin televiziv, : “Më pëlqen të punoj shumë dhe të realizoj gjëra të reja”

Babai i saj, Matt Long tha në një intervistë, se ishte i vetëdijshëm për fizikun e vajzës në krahasim me vajzat e moshës së saj.

“Ajo ka qenë gjithmonë shumë kokëfortë, shumë e vendosur dhe konkurruese, ajo ka një fuqi fizike mahnitëse”

./tvklan.al






Të ngjashme