Zbulohen dhe asgjësohen bimë narkotike, në kërkim autorët
Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 16 630 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Zallë dhe Bura, Krujë, bënë të mundur zbulimin e bimës narkotike dhe asgjësimin e saj me anë të djegies.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike.” /tvklan.al