
Plagosen me pistoletë dy vëllezër
Plagosen me armë zjarri dy vëllezër që merreshin me tregti në Tapizë të Fushë-Krujës. Sipas policisë së Durrësit, autorët kanë tentuar tu marrin xhiron ditore tregtarëve që po shisnin në treg.
Dy vëllezërit me iniciale K.F. 28 vjeç dhe H.F. 41 vjeç nga Tirana u dërguan në Spitalin Ushtarak dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu të Durrësit po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Tv Klan