Imazhi spektakolar që piloti fotografon gjatë fluturimit
Fluturimi për një pilot mund të konsiderohet thjeshtë punë dhe asgjë më tepër, por ndryshe konsiderohet për pilotin Santiago Boria, i cili përveçse pilot për Ekuador Airlines, ai ka pasion edhe fotografinë.
Ai nuk heziton të fotografojë gjithçka të mahnitshme që i shfaqet përpara syve gjatë fluturimeve të tij. Dhe këtë herë ai ka kapur me aparatin e tij një imazh spektakolar. Borja ka kapur në foto një stuhi nga 11 metra largësi.
“ Stuhitë janë vështirë për tu kapur për shkak se rrufeja është shumë e shpejtë. Mua më pëlqen kjo foto aq shumë për shkak se ju mund të ndieni madhësinë mahnitëse të stuhisë dhe fuqinë e saj, por në të njëjtën kohë është e mahnitshme se si ju mund të fluturoni paqësisht rreth saj në ajër dhe pa e prekur atë ”
– shprehet ai./tvklan.al