Manaj huazohet te Pescara
Rei Manaj është një lojtar i Pescara. Sulmuesi shqiptar është transferuar në formë huazimi nga Inter për 1 vit, që nuk do ta humbasë 19-vjeçarin, por do që ai të marrë përvojë.
Manaj sezonin e kaluar luajti vetëm 36 minuta në Serie A, shumë pak për tu ambientuar me këtë nivel futbolli. Shqiptari zhvilloi kontrollet mjekësore paraditen e së shtunës. Rei Manaj te Pescara gjen Ledian Memushajn, një tjetër shqiptar dhe lojtar kyç për abrucezët.
Skuadra do të nisë fazën përgatitore më 14 Korrik në Rivisondoli, në Provincën e Akuilas. Pak kohë më parë Inter pagoi shumën e përcaktuar nga Cremonese për Manajn, pasi ai bindi për talentin e tij. Sulmuesi i ri është nën kontratë me zikaltërit deri në vitin 2020.
Rei Manaj ka debutuar edhe me Kombëtaren A të drejtuar nga Gianni De Biasi, por mosha e re e lejon të luajë me Kombëtaren Shpresa.
Tv Klan