Hapet Zyra e Punës në Vorë
Brenda vitit 2016 , 61 bashkitë e vendit do të pajisen me zyra pune. 37 mijë banorët e Vorës tashmë do të kenë mundësi t’i drejtohen kësaj zyre, për të parë mundësitë që ofron tregu i punës.
Ministri Klosi tha se për të forcuar lidhjet me bizneset, Arsimi dhe Formimi Profesional do të kalojë nën menaxhimin e Shërbimit Kombëtar të Punës.
Me inagurimin e kësaj zyre, nis edhe faza e dytë e shtrirjes së zyrave të punësimit në bashkitë e vogla, pas përfundimit së fazës së parë të hapjes së tyre në bashkitë qendër qarqesh.
Tv Klan