Trafikoi të miturën, ekstradohet nga Greqia 49 – vjeçari
49 – vjeçari Leonard Muçaj (Roland Mucaj), i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e trafikimit të të miturve, është ekstraduar sot nga Athina drejt vendit tonë.
Gjatë periudhës Dhjetor 2014 – Janar 2015, Muçaj në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar në Greqi një vajzë të mitur, të cilën më pas e ka shfrytëzuar për prostitucion.
49 – vjeçari nga Berati ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më 02 Mars të 2015, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “trafikim i të miturve”.
Kthimi i tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, ku u bë i mundur arrestimi në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./tvklan.al