I panjohuri denoncon gruan tradhtare në Facebook
Një inxhinier në Britani ka habitur me gjestin e tij. Stevie Wilcock po pinte një kafe në makinë brenda garazhit, kur rastësisht dëgjoi një grua duke folur me një burrë tjetër, për mënyrën se si kishte gënjyer partnerin e saj, se do të ishte gjatë gjithë ditës në mbedhje.
Më pas biseda ka vijuar me talljen e “burrit fatkeq” dhe për tradhëtinë që të do bënin më pas në një hotel. I keqardhur për partnerin e gruas, inxhinieri ka vendosur t’i drejtohet atij në Facebook duke i treguar të vërtetën dhe duke i bërë thirrje për të marrë gjërat e tij nga shtëpia dhe për t’u larguar. “David. Nëse e dashura/ gruaja jote është rreth të 40-tave ka shkuar sot në punë e veshur ne një fund të zi, geta të zeza dhe një këmishë blu të lehtë dhe të ka thënë se do të jetë në punë gjithë ditën, nuk është kështu. Ajo po qëndron përpara meje në garazhdin e Costa Coffee, duke i thënë një burri tjetër historinë që të ka treguar ty dhe po tallen. Ajo nget një makinë të zezë Ford me targa ******. Mbidh gjërat e tuaj dhe mbylle këtë muhabet Dave”, i ka bërë thirrje i panjohuri. Menjëherë postimi i tij është shpërndarë në mënyrë virale, ku shumë njerëz janë solidarizuar me David, i cili shpresojmë që të ketë Facebook./tvklan.al