Universiteti i Tiranës rrit me 10% kuotat e pranimit


Universiteti i Tiranës rrit me 10% kuotat e pranimit

15:00 10/07/2016

Nga 5-10% me shumë studentë do të pranojë këtë vit akademik çdo fakultet i Universitetit të Tiranës. Rektori Mynyr Koni shprehet se për herë të parë kuotat e pranimit janë përcaktuar nga vetë departamentet dhe miratuar nga universiteti.

Universiteti i Tiranës do t’i qëndroj pragut të vendosur nga qeveria për pranimin në universitet, ndërsa ka dhe dy kritere më tepër.

Ajo çka do mbetet e njëjtë me një vit më parë është tarifa që duhet të pagujnë studentet.

Aplikimet për universitet pritet të nisin menjëherë pas daljes së udhëzimit nga Ministria e Arsimit.

Tv Klan

 






Të ngjashme