Arrestohet shqiptarja, u kap duke vjedhur rroba në dyqan
Një 31-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia në Treni të Italisë. Gruaja shqiptare akuzohet për vjedhje.
“Umbria 24” shkruan se 31-vjeçarja u fut në një dyqan, në qendër të qytetit dhe kishte vjedhur rroba, të cilat i fshehte në karrocën e fëmijës.
Shqiptarja është arrestuar të premten pasdite, pasi ka tentuar të dal nga dyqani dhe ka rënë alarmi i sigurisë.
Gruaja ka pranuar që kishte vjedhur rroba për vete dhe fëmijën me një vlerë totale 65 euro. /
tvklan.al