Andrea Leadsom i hap rrugën Theresa May për kryeministre


Andrea Leadsom i hap rrugën Theresa May për kryeministre

13:50 11/07/2016

Andrea Leadsom është tërhequr nga gara për kreun e Partisë Konservatore, duke i hapur rrugën Theresa May të zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.

Leadsom ka thënë se ajo nuk beson se ka mbështetje e duhur që të drejtojë një “qeveri të fortë dhe të qëndrueshme “.

Sipas BBC, Ministrja e Energjisë, ka thënë se zonja May është e “pozicionuar në mënyrë ideale” për të impementuar Brexit dhe i ka uruar asaj shumë suksese.

Tërheqja e saj vjen pas një javë shumë të ngarkuar ku Leadsom u vu qendër të një sulmi nga kolegët, në lidhje me komentet e saj për fëmijërinë e rivales së saj.

Në një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm, Leadsom ka thënë se është ndjerë e sulmuar dhe shumë nën presion./tvklan.al






Të ngjashme