Video/Të burgosurit arratisen nga qelia për të ndihmuar gardianin
Në një video të postuar në internet tregohet momenti kur një grup të burgosurish arratisen nga qelia e tyre për t’i ardhë në ndihmë një gardiani të burgut, i cili pëson infarkt.
Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, shfaqen të paktën 8 të burgosur, me pranga në duar, që sapo kuptojnë se gardiani po ndihej keq, nisin të thërrasin për ndihmë.
Por kur askush nuk vjen, ata hapin derën e qelisë dhe nisin të trokasin në derën e stafit, ndërsa njëri prej tyre mund të shihet duke komunikuar me radion e gardianit, për të kërkuar ndihmë.
Ngjarja ndodhi në burgun Parker Country Courts të Teksasit, ndërsa veprimi i tyre ka lënë pa fjalë jo vetëm drejtuesit e burgut, por edhe përdoruesit në internet, kjo pasi gardiani kishte me vete armën e shërbimit dhe çelësat./tvklan.al