Shpërthen bombula e gazit, plagoset një person


Shpërthen bombula e gazit, plagoset një person

18:57 11/07/2016

Një person është djegur pjesërisht si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35 në lagjen “Partizani” Vlorë, mbi Spitalin Rajonal në një pikë furnizimi me gaz, në pronësi të shtetasit G.L., 65 vjeç, banues në Vlorë.

Nga shpërthimi i bombulës ka mbetur i dëmtuar (blerësi) me iniciale N.C 67 vjeç, banues në Vlorë,  ku për pasojë është djegur pjesërisht.

I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas policisë nuk raportohen persona të tjerë të dëmtuar. Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke mos lejuar përhapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme