Adriatik Llalla: Sanksione për prokurorët që shkelin kodin e ri etik


Adriatik Llalla: Sanksione për prokurorët që shkelin kodin e ri etik

11:25 07/04/2014 Adriatik LllallaProkurori i Përgjithshëm Adriatik Lllalla paralajëmroi sot vartësit e tij se nëse ata nuk do të zbatojnë kodin e ri etik do të përballen me sanksione të ashpra.

Gjatë diskutimeve për kodin e ri të etikës, në kuadër të misionit TAIEX të Bashkimit Europian, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lllalla thekesoi se: “Sanksionet e reja janë të ashpra por të domosdoshme dhe kush nuk bie dakord le të lirojë hapësirat për të tjerët. Prokurori ka detyrime të punojë edhe jashtë orarit”.

Sipas Lllallës, kodi  aktual për prokurorët nuk funksiononte dhe se kishte ulur në mënyrë të ndjeshme besimin e opinionit public tek ky institucion.

tvklan.al/ M.S





Të ngjashme