Parashikimi i motit, bëni kujdes! Termometri do shënojë mbi 40 gradë
Pjesa e parë ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në të gjithë territorin e vendit, më të larta temperaturat do të shënohen në zonat e ulta.
Parashikohet që gjatë pasdites të shfaqen kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku me theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor duke rrezikuar shira të izoluar. Po ashtu edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit.
Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat maksimale, termometri do të ngjitet deri në 40 gradë C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi te arrije deri ne 1 ballë.
/tvklan.al