Shpërthimi i bombolës, pranga pronarit të pikës së furnizimit me gaz
Policia e Vlorës ka arrestuar Gazmor Lelo, 41 vjeç, pronarin e pikës së furnizimit të gazit, në lidhje me incidentin e djeshëm për shpërthimin e bombulës së gazit.
Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për shkeljen e rregullave të caktuara për mbajtjen, përdorimin, ruajtjen dhe shitjen e prodhimit të lëndëve djegëse (gaz), pasi ditën e djeshme rreth orës 17:35, në dyqanin e tij (pikë furnizimi me gaz) ka shpërthyer një bombël gazi, e cila për pasojë ka plagosur 2 persona; N.C., 67 vjeç dhe Gj.Xh., 53 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal disa minuta më vonë.
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” në ngarkim të Gazmor Lelo./tvklan.al