Nuland:I rëndësishëm vijimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit


Nuland:I rëndësishëm vijimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit

12:18 12/07/2016

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka deklaruar në Beograd se SHBA do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj evropiane, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut politik midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Procesi i dialogut po zhvillohet në drejtim të duhur. Ne jemi avokatë shumë të fuqishëm të dialogut. E shohim se si ai proces po rritet dhe përmirësohet. Procesi do të zgjasë dhe ne jemi shprehur të gatshëm që ta përshpejtojmë dhe ta ndihmojmë atë”,

 shkruan REL.

Zyrtarja amerikane e cila përpara Beogradit ka vizituar edhe Prishtinën, Tiranën dhe Shkupin ka folur edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Rusisë dhe Amerikën.

E kuptojmë se Serbia ka një bashkëpunim afatgjatë me Rusinë dhe se lidhjet e saj me të janë të forta, familjare, kulturore dhe fetare… nuk shohim ndonjë kontradiktë në faktin se Serbia ka marrëdhënie të mira me Serbisë dhe SHBA-në. Nuk mendojmë se duhet t’iu kërkojmë partnerëve dhe aleatëve të zgjedhin anë

”, ka thënë Nuland të hënën në Beograd./tvklan.al






Të ngjashme