Kushtetuesja nis çështjen e Shukri Xhelilit


Kushtetuesja nis çështjen e Shukri Xhelilit

12:52 12/07/2016

Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, me pretendimin se video në të cilën ai shfaqet duke punësuar një vajzë në këmbim të favoreve seksuale, është e manipuluar, kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra.

Avokati i tij Ferdinand Ndoja, kërkon që gjykatës t’i vihet në dispozicion pajisja me të cilën është kryer filmimi, për të provuar prentedimet e klientit të tij.

Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave sqaroi se vendimi për shkarkimin u mor pasi me sjelljen e tij dhe me firmosjen e kontratës së punës për një vajzë 20-vjeçare në këmbim të favoreve seksuale, Shukri Xhelili, ka cënuar rëndë figurën e një zyrtari të lartë të insititucioneve shtetërore.

Gjykata Kushtetuese kërkoi që në seancën e radhës më 19 Korrik, Këshilli i Ministrave të paraqesë si prova transkriptimin e videos,  vendimin për emërimin, kontratën e punës punës si dhe një kopje e kallëzimit në prokurori të bërë ndaj Shukri Xhelilit.

Tv Klan






Të ngjashme