Video/ Sekuestrohet 800 kg marijuanë, 2 shqiptarë në pranga
Plot 800 kg marijuanë është sekuestruar nga policia italiane. Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë dhe një malazez.
Sipas mediave italiane droga vinte nga Shqipëria dhe është bllokuar nga policia e Lecce.
Në fillim policia ndaloi një automjet, ku dy shqiptarët po transportonin 150 kg marijuanë.
Më pas, në një shtëpi të izoluar kanë gjetur sasinë tjetër prej 650 kg, si dhe një pistoletë dhe dy karikatorë me nga 15 fishekë secili.
Lënda narkotike kishte si destinacion tregjet e rajoneve veriore të Italisë si Lombardia, Piemonte, Veneto, Emilia Romanja, Lacio, Marke, Toskanë dhe Abruco.
Nga shpërndarja e saj do të ishin siguruar mbi 4 milionë euro
./tvklan.al