PD: Rama të mos heshtë për 80 mijë dollarët


PD: Rama të mos heshtë për 80 mijë dollarët

14:41 12/07/2016

Partia Demokratike i ka kërkuar sërish Kryeministrit Edi Rama të mos heshtë, por të tregojë burimin e 80 mijë dollarëve, që sipas saj, janë përdorur për fushatën e Presidentit Obama, në këmbim të një fotoje me të, në vitin 2012. Opozita thotë se ka dyshime që këto para të kenë dalë nga biznese kriminale dhe droge.

“Pse nuk e tregon dot Edi Rama se nga erdhën 80 mijë dollarët, kush është burimi, kush është donatori? A janë ato para të pisëta, para droge, para trafiku, para biznesi kriminal?Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama hesht?Shtetasi i huaj numër 2 nuk i ka bërë mirë llogaritë. Heshtja nuk e ndihmon të mbyllë skandalin, siç shpreson.Përkundrazi, e rëndon edhe më shumë pozicionin e tij, dhe kjo heshtje verteton se krimin federal, Edi Rama e investoi me me një tjetër krim, me futjen e parave të pisëta në fushatën presidenciale të Amerikës”.

Tv Klan






Të ngjashme