Hapet Qendra e Hemodializës në Shkodër
Pas Vlorës është hapur dhe në Shkodër ka nisur nga funksionimi qendra e shërbimit të Hemodializës.
Kjo qendër që vjen si pjesë e kontratës koncesionare, sipas projektit të partneritetit publik privat, ka një me vlerë fillestare prej 900 mijë dollarësh.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë që kanë vizituar ambientet dhe kanë folur me pacientët e stafin mjekësor e shohin vecc të tjerash investimin dhe si stimul për mjekët që do të punojnë në kushte të tjera .
Sipas kontratës koncesionare vec Vlorës dhe Shkodrës do të ngrihen dhe 3 qendra të tjera që do të ofrojnë shërbimin e hemodializës.
Tv Klan