Socialistët reagojnë pas letrës së Kostës


Socialistët reagojnë pas letrës së Kostës

15:48 12/07/2016

Kolegët e tij socialistë, duket se nuk e kanë marrë seriozisht letrën e dorëheqjes nga Grupi Parlamentar socialist të Deputetit Vladimir Kosta, e cila ishte e mbushur me një sërë akuzash të rënda në adresë të Kryeministrit Edi Rama.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla thotë se nuk është hera e parë që dorëhiqet, duke iu referuar dorëheqjes publike të një viti më parë dhe më pas, heqjes dorë nga dorëheqja pas komunikimit me disa kolegë socialistë dhe një telefonate që u mësua në atë kohë që mori nga vetë Rama. Sipas Ballës, deputetët kanë një marrëveshje kontraktuale me zgjedhësit dhe nuk janë zgjedhur deputetë për të qarë hallet personale.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deputet në të njëjtën zonë me Kostën, që ka pasur dhe një përplasje publike me të për kandidatin për kryetar bashkie të Përmetit, e ironizoi në këtë mënyrë.

Kreu i OSHEE, Ardian Çela, edhe ky i përmendur në letrën e Kostës drejtuar Ramës, i është përgjigjur përmes një deklarate për shtyp, ku shkruan se nuk ndihet i keqardhur që nuk ia ka plotësuar kërkesat absurde për të fituar në rrugë të paligjshme tender të shpallur nga OSHEE. Ai thotë se sulmin e tij, në vigjilje të finalizimit të Reformës në Drejtësi e merr si kompliment për kompaninë dhe për drejtimin e tij me ligjshmëri dhe transparencë.

Tv Klan






Të ngjashme