Parashikimi i motit, sërish temperaturat e larta


Parashikimi i motit, sërish temperaturat e larta

08:05 13/07/2016

Paraditja do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat malore veriore dhe juglindore.

Moti i qëndrueshëm do të vijoje edhe gjatë pjesës së dytë të ditës duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në bregdet dhe zonat e ulta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore veriore të cilat do të rrezikojnë shira të izoluar në ekstremin verior të vendit.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur vlera të tyre konstante. Era do të vijoje të fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa në  brigjet detare dallgëzimi do të jetë i ulët.

/tvklan.al






Të ngjashme