Blushi: Reforma do dështojë për shkak të Ramës dhe Bashës
Ben Blushi nuk është optimist se Reforma në Drejtësi do të miratohet në 21 Korrik, sipas tij, për shkak të paaftësisë së Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që të merren vesh.
Por Ben Blushi është i aftë të parashikojë dhe kostot që do të ketë mungesa e kësaj reforme në sistemin e drejtësisë, që vetëm drejtësi nuk ka dhënë për qytetarët, ndaj kostot më të mëdha ai thotë se do t’i kenë pikërisht ata, njerëzit e thjeshtë, që po vriten çdo ditë sepse organet e drejtësisë janë të korruptuara.
Për deputetin e Elbasanit, nëse Reforma në Drejtësi do të votohej nga shqiptarët, nuk do të kishte fatin që ai parasheh që do ketë javën e ardhshme në parlament, ndaj ai ka risjellë edhe njëherë pse është kaq e rëndësishme që të përkrahet nisma e tij dhe 9 deputetëve të tjerë për një president që zgjidhet nga populli.
Tv Klan