4 – vjeçarja, imazhi i vërtetë i terrorit të ISIS


4 – vjeçarja, imazhi i vërtetë i terrorit të ISIS

21:52 14/07/2016

Me vështrimin nga kamera dhe fytyrën e mbështjellë me fasho për shkak të plagëve të marra, është ky imazhi i një 4 – vjeçareje, e cila pati fatkeqësinë që të ishte prezente në sulmin me bombë të ISIS, ku mbetën të vrarë 300 persona dhe u plagosën 200 të tjerë.

Asal Ahmed ishte në tregun e Bagdadit, Irak, me nënën e saj, për të blerë dhurata me rastin e Ramazanit. Kamikazët e Shtetit Islamik zgjodhën pikërisht këtë vend për të kryer sulmet e tyre duke i vënë flakën gjithë zonës.

Si shumë të tjerë, Asal pësoi djegie të rënda në fytyrë, por u rikthye në vendin e ngjarjes në krahët e babait të saj, sëbashku me shumë të tjerë, për të ndezur qirinj në kujtim të atyre që humbën jetën.

Sulmi i ISIS ishte një ndër më vdekjeprurësit të 13 viteve të fundit në Irak./tvklan.al






Të ngjashme