Video/Si i shpëtuan sulmit në Nice nëna shqiptare me tre vajzat
Një video tronditëse e xhiruar nga një vajzë shqiptare e cila së bashku me dy motrat dhe nënën e saj ndodhet në Nice, pikërisht në bulevardin “Promenade des Anglais” gjatë momentit të sulmit të kamionit.
Në video ajo po xhironte fillimisht spektaklin e fishekzjarrëve dhe më pas në shfaqet kamioni i bardhë që hyn me shpejtësi mes turmës.
Gratë e terrorizuara largohen me vrap nga skena duke u përpjekur që të gjejnë një vend të sigurtë.
Shqiptaret përpiqen që të qëndrojnë bashkë me njëra-tjetrën dhe të përpiqen që mes kaosit të krijuar të gjëjnë një rrugëdalje. Në momentin e fundit dallohet që ato shkojnë në një shtëpi dhe i luten që i zoti të hapë derën.
Vajza 1
: Alma, Alma, hajde hajde!
Vajza 2
: Hajde me motrën, sikur të dija a do të bëjnë gjë
Vajza 2:
Nuk dilet andej, nuk dilet andej, hajde se është hapur ajo atje.
Nëna: Zoti na ndihmoftë
Vajza 2: Hajde o ma, hajde me motrën.
(Vrapojnë dhe më pas trokasin në një derë)
Vajza 2:
Ju lutem!
Vajza 1:
Hapeni, ju lutem!
Vajza 2:
O zot i madh!/tvklan.al