Basha: Oferta e Ramës, hipokrizi


Basha: Oferta e Ramës, hipokrizi

15:15 15/07/2016

Ofertën e fundit të kreut të qeverisë, Lulzim Basha e quan hipokrizi dhe përpjekje të Ramës për t’i ikur përgjegjësisë për bllokimin dhe dështimin e reformës.

Hipokrizi e mesditës. Rama nuk tërhiqet nga bllokimi, por gjen pretekste për t’i ikur përgjegjësisë dhe për t’iu fshehur Venecias

”.

Teksa kryeministri i kërkon të bindë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian , Basha i kujton se zgjidhjen e ka prej ditësh në tryezën e tij, dhe se ajo është e mbështetur tek arbitri i vetëm i reformës, Komisioni i Venecias.

“Nëse vërtetë e do reformën në drejtësi, zgjidhjen e ka gati, e ka ne tryezë. Kjo zgjidhje e ofruar nga opozita është tërësisht sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias që është arbitri i vetëm i kërkuar dhe i pranuar nga të gjitha palët.”

Në një tjetër delikate, kreu i demokratëve e akuzoi kryeministrin Edi Rama se që në krye të herës e trajtoi reformën në drejtësi si një plaçkë për të mbyllur pazare politike dhe se me qëndrimet e tij të ndryshme karshi opozitës dhe reformës, ai është bërë i pabesueshëm në ofertat e tij. /TV KLAN

 






Të ngjashme