Reichel: Dështimi i Reformës, pasoja negative për vendin


Reichel: Dështimi i Reformës, pasoja negative për vendin

15:18 15/07/2016

Nëse Reforma në Drejtësi dështon, ajo do të ketë pasoja negative në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian tha Ernsht Rajshel, Drejtori për Çështjet e Evropës Juglindorë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Ai tha se opozita po e refuzon atë për arsye të ndryshme, por pa cituar ndonjë prej tyre prej tyre.

Në lidhje me përfshirjen e ndërkombëtarëve në procesin e Vetting-ut, zyrtari gjerman tha se është një pikë e rëndësishme për Bashkimin Europian edhe për vetë qytetarët.

Duke bërë apel për arritjen e një konsensusi mes partive dhe daljen me një qëndrim përfundimtar, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme Gjermane tha se Washingtoni dhe Brukseli nuk kërkojnë një reformë thjesht për emër, por aty duhet të gjejnë drejtësinë të gjithë qytetarët dhe jo vetëm pushtetarët.

Tv Klan






Të ngjashme