
“Drejtësia”, Bylykbashi zbardh bisedën e Nuland me Bashën
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi reagoi në Facebook në lidhje me reformën në drejtësi. Në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe i pranishëm në takimin me zyrtaren e lartë amerikane, Bylykbashi tha se Viktoria Nuland paraqiti një propozim hibdrit të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin bazuar mbi qëndrimet e palëve dhe nuk ka marrë autorësi.
“
Ajo shprehu kundërshtimin për rolin e Gjykatës Kushtetuese si organi që do të bënte vetting-un e kandidatëve që do të bëjnë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Z. Basha shprehu qendrimin e opozitës që roli i vëzhguesve ndërkombëtarë të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias sepse roli i propozuar kishte kompetenca vendimmarrëse
”, shprehet Bylykbashi.
Ai tha më tej se “
Basha pranoi të rishikohej roli i Gjykatës Kushtetuese për të eleminuar konfliktin e interesit. Sigurisht, Opozita nuk ka asnjë tagër t’i mohoje kompetencën e shqyrtimit të shkeljes së të drejtave të njeriut kësaj Gjykate
”.
“
Zj. Nuland, pasi nënvizoi se ndërkombëtarët nuk mund të kenë rol ekzekutiv, i kërkoi z. Basha që të bënte propozime për rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë në përputhje me rekomandimin 88. Z. Basha premtoi që brenda ditës së martë, PD do të ofronte zgjedhjen e saj bazuar mbi propozimin hibrid të ambasadorëve. Dhe kështu bëmë, ditën e martë në mbrëmje, PD dërgoi propozimin e saj
”, shkruan Oerd Bylykbashi. /tvklan.al