Pas puçit në Turqi 265 të vdekur e 3000 të arrestuar
Lajmi në përditësim/Nga ora në orë rritet numri i viktimave në Turqi, pas një nate të tensionuar dhe ku askush nuk e di me saktësi se çfarë ndodhi. Sipas të dhënave nga zyra e Presidentit turk, deri tani janë të paktën 265 të vdekur, 161 civilë dhe 104 puçistë, ndërsa të plagosur dyshohet të jenë mbi 1400.
Ndërkohë rreth 3000 ushtarë janë arrestuar. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Stamboll, pasi një grup i ushtrisë tha se mori vendin. Ai është parë i rrethuar nga mbështetësit që brohorisnin ndaj “fitores”. Në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv ai tha se përpjekja për grusht shteti ishte një “akt tradhtie” dhe ushtria duhet të pastrohet.
“Një grup njerëzish organizuan grushtin e shtetit. Ju siguroj se personat përgjegjës do të marrin përgjigjen. Ky ishte një atentat ndaj atdheut nga strukturat paralele. Disa po arrestohen, por priten edhe të tjerë. Ata që e organizuan do ta paguajnë shtrenjtë”, deklaroi ai.
Edhe kryeministri Binali Jildirim tha se situata ishte kryesisht nën kontroll. Jildirim tha se është dhënë kur që ai i cili nuk dorëzohet, të qëllohet.
https://www.youtube.com//embed/mxcfhDnD1Q0
Më parë, një prej helikopterëve i forcave të përfshira në përpjekje për grusht shteti u rrëzua mbi kryeqytetin Ankara.
Aeroporti kryesor i Stambollit “Ataturk” tani është nën kontrollin e ushtrisë, dhe fluturimet pritet të nisin. Kjo është hera e 4 që në Turqi tentohet një grusht shteti.
/tvklan.al
https://www.youtube.com//embed/26XEFi0A00M