Gulen mohon çdo rol në përpjekjen për grusht shteti


Gulen mohon çdo rol në përpjekjen për grusht shteti

15:20 16/07/2016

Mediat e huaja raportojnë se ideatori i tentativës për grusht shteti në Turqi, është ish – Komandanti i Forcave të Armatosura Akin Ozturk, i cili në 2015 u pezullua nga detyra me akuzën se po planifikonte pikërisht një grusht shteti.

Kjo përforcohet edhe nga fakti që 8 ushtarakë, organizatorë të grushtit të shtetit u ulën në qytetin verior të Aleksandropolis në Greqi dhe kërkuan azil politik.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushollu tha se kishte patur një bisedë telefonike me homologun grek Nikos Kotzias, nga i cili kishte marrë garancinë se 8 ushtarakët do t’i dorëzohen Ankarasë. Por Ministria e Jashtme greke, përmes një njoftimi deklaroi se do të shqyrtojë kërkesën për azil të 8 ushtarakëve turq, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi.

Ndërkohë presidenti Rexhep Taip Erdoan, me kthimin në atdhe akuzoi kundërshtarin e tij kryesor Fetullah Gylen për tentativën për grusht shteti.

Por përmes një komunikate zyrtare, imami dhe manjati turk që ka marrë azil në SHBA, u betua se është totalisht jashtë kësaj ngjarjeje dhe dënoi rëndë aktin.

Unë kam pësuar disa tentativa për grusht shteti dhe është fyese të akuzohem për një veprim të tillë,

tha Gylen.

Më herët, Kryeministri Binali Yildirim, deklaroi se dënimi me vdekje është një variant që do të merret në konsideratë në gjykimin e autorëve të tentativës për grusht shteti në Turqi.

Tv Klan






Të ngjashme