Sulmi në Francë, ISIS merr përgjegjësinë: Radha e Romës, Londrës…


Sulmi në Francë, ISIS merr përgjegjësinë: Radha e Romës, Londrës…

11:02 16/07/2016

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Nice, të Francës. Në një video propaganduese të publikuar bëhet thirrje që njerëzit e tyre të mbushin kamionët me gaz dhe bomba dhe të sulmojnë kryeqytetet evropiane. Radha është Romës, Londrës dhe Parisit theksohet në video.

Ndërkohë autoritetet franceze kanë ndaluar 5 persona të dyshuar si të lidhur me autorin e masakrës së ndodhur në Nice, ku 84 persona gjetën vdekjen dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

Identiteti dhe shtetësia e të ndaluarve nuk bëhet i ditur dhe as roli i tij në sulmin tragjik të ndërmarrë në Ditën Kombëtare të Francës. Autori i sulmit, tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31 vjeç dhe lindur në Susa të Tunizisë, banonte prej vitesh në qytetin ku kreu masakrën dhe zotëronte një pasaportë franceze.

Autori është identifikuar falë gjetjes në kamionin e vdekjes të disa mjeteve identifikuese, përfshirë këtu një patentë, një kartë identiteti dhe një kartë bankare.

/tvklan.al






Të ngjashme