Konflikt i çastit, i ngul thikën në gjoks 30-vjeçarit


Konflikt i çastit, i ngul thikën në gjoks 30-vjeçarit

11:36 16/07/2016

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Armando Doçaj është vënë në pranga pasi ka goditur me thikë 30-vjeçarin Y. K.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 20:10, në rrugën ”Beslidhja”, pas një konflikti për motive të dobëta.

Kështu 29-vjeçari Doçaj i ka ngulur thikën në gjoks 30-vjeçarit dhe është larguar.

Ai është larguar vetëm pas tre orësh nga policia. I plagosuri është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

/tvklan.al

 

 

 






Të ngjashme