Kryeministri turk: 2.800 ushtarë të arrestuar, dënimi me vdekje
Megjithëse jo drejtpërdrejt, kryeministri turk bëri përgjegjës, klerikun Fethullah Gulen për tentativën e grushtit të shtetit.
Në një konferencë për mediat, të parën pas natës së tensionuar që kaloi Turqia, kryeministri Binali Yildirim tha se ka të paktën 161 të vdekur e më shumë se 1,440 të plagosur.
“Më shumë se 2.800 anëtarë të forcave të armatosura janë arrestuar”, deklaroi ai.
“Ata që morën pjesë në grushtin e shtetit do të përballen me drejtësinë”, ishte paralajmërimi i kryeministrit, ndërsa ka zëra që mund të propozohet dhe dënimi me vdekje
.
Kryeministri tha se situata është “plotësisht nën kontroll” dhe komandantët besnikë janë në krye të forcave të armatosura. Ai iu kërkoi të gjithë qytetarëve të dalin në sheshe për të parandaluar një tjetër puç.
/tvklan.al