Video/ Aksident si në filma, kalimtari shpëton për mrekulli


Video/ Aksident si në filma, kalimtari shpëton për mrekulli

14:55 16/07/2016

Një aksident ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Një automjet tip Volkswagen, është përplasur me dy automjete të tjera që ishin të parkuara.

Sipas policisë së Vlorës, nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar. Madje as drejtuesi i makinës, i cili ka përplasur dy të tjerat. Ai pas aksidentit e ka braktisur mjetin.

Ndërkohë kamerat e sigurisë të një biznes, në rrugën që ka ndodhur aksidenti, kanë kapur momentin e përplasjes. Në video duket aksidenti si në filma, dhe fatmirësisht një kalimtar ka shpëtuar mrekullisht ndërsa ishte duke ecur në ato momente. /tvklan.al






Të ngjashme