Rikualifikim i hapësirave në Njësinë 7
5 mijë banorë që jetojnë pranë ish – Fushës së Aviacionit do të kenë shumë shpejt në dispozicion infrastrukturë më të mirë. Bashkia e Tiranës po përfundon zbatimin e projektit të rikualifikimit urban të këtij blloku banesash. Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve.
“Kemi qenë këtu edhe gjatë fushatës, ndaj na jep kënaqësi që 2 javë para se të mbushet viti nga marrja e detyrës, kemi zhbllokuar një projekt që zvarritej pafundësisht. Sot jemi në një fazë ku, një pjesë e madhe e punimeve kanë mbaruar. Besoj se para afatit 10-mujor të punimeve, pra në krye të 5 muajve, do të kemi mbaruar urbanizimin e zonës”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se pas përfundimit të punimeve për këtë zonë do të ketë një linjë të re urbanësh. Për këtë kërkoi bashkëpunim me banorët.
“U bëj thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës, me kompanitë zbatuese, për të tërhequr avllitë dhe muret e tyre. Tërheqja e murit vërtet liron 1 metër trotuar, por i shton shumë herë më shumë vlerën asaj shtëpie dhe lagjes”, tha Kryebashkiaku.
Veliaj vlerësoi vendimin e qeverisë për të legalizuar ndërtimet pa leje, por theksoi se edhe qytetarët duhet të përgjigjen me të njëjtën bujari.
Tv Klan