Tentonte të fshihte heroinën në një gropë, arrestohet nga policia


Tentonte të fshihte heroinën në një gropë, arrestohet nga policia

11:48 17/07/2016

Një shqiptar është ndaluar nga karabinierët me një lopatë në dorë, ndërsa tentonte të fshihte drogën që kishte me vete në një gropë.

Ngjarja ka ndodhur në një pyll në Castelfranco, një provincë pranë të Pizas.

Shqiptari, një 23-vjeçar me qëndrim të paligjshëm në Itali, po tentonte të fshihet rreth 250 gram heroinë të ndarë në 50 doza.

Sipas policisë, i riu sapo ka pikasur që po afroheshin agjentët është përpjekur të arratiset, por nuk i ka ecur mbarë.

Vlera e heroinës së sekuestruar është rreth 5 mijë euro./tvklan.al






Të ngjashme