Milot Rashica shënon gol për Viteshen ndaj Rubinit të Kazanjit


Milot Rashica shënon gol për Viteshen ndaj Rubinit të Kazanjit

16:13 17/07/2016

Milot Rashica ka nisur përgatitjet me ekipin e tij, Viteshen, duke udhëtuar nga Holanda në Slloveni.

Përveç fazës stërvitore, të pashmangshme dhe të domosdoshme edhe ndeshjet miqësore, si ajo ndaj Rubinit të Kazanjit.

Kundër ekipit të Superligës ruse, Rashica ishte një nga më të mirët në fushë.

Pavarësisht nga fillimi i vështirë për shkak të presionit të rusëve, Viteshe e mori veten shpejt duke vënë ndeshjen nën kontroll.

Kaloi në avantazh me golin e kinezit Juning Çang. Më pas doli në skenë shqiptari i Kosovës. Në një aksion të nisur vetë, ai këmbënguli deri në fund dhe nuk i doli keq. Kjo në fillim të fazës së dytë.

Klasi i 20-vjeçarit as nuk vihet në diskutim. Shumë i shpejtë dhe me besim të plotë në vetvete ai bëri që loja e holandezëve të anonte më shumë djathtas, në krahun e tij, edhe pse nuk u shënua gol tjetër.

Rashica besohet se do të vazhdojë të luajë në Superligën e Holandës edhe sezonin e ardhshëm dhe pritet të jetë një nga zbulimet e kombëtares në Shqipërisë, nëse e zgjedh përfundimisht atë.

Tv Klan






Të ngjashme