Gruaja vret burrin me sëpate në gjumë, 35-vjeçarja vetëdorëzohet në polici


Gruaja vret burrin me sëpate në gjumë, 35-vjeçarja vetëdorëzohet në polici

10:05 18/07/2016

Priti sa bashkëshorti i saj të binte për të fjetur për ta vrarë më pas me sëpatë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të natës në fshatin Barbullush të Shkodrës.

35-vjeçarja Mirela Buzalli qëlloi për vdekje burrin e saj Shkëlzen Buzalli 45 vjeç dhe më pas u dorëzua në Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës. Çifti jetonte në këtë banesë dhe sipas banorëve nuk kishte shfaqur probleme.

Policia konfirmoi se viktima ka qenë në gjumë kur u qëllua me sëpatë nga bashkëshortja e tij.

Gjatë marrjes në pyetje 35-vjeçarja pranoi autorësinë e krimit, por nga tronditja nuk dha më shumë detaje rreth motiveve që e çuan të vrasë bashkëshortin e saj.  Policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinjët për të hedhur më shumë dritë mbi të kaluarën e çiftit.

Tv Klan






Të ngjashme