Drogë dhe armë, polica arreston 62-vjeçarin


Drogë dhe armë, polica arreston 62-vjeçarin

09:06 18/07/2016

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, pasi akuzohet për prodhim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë është bërë i mundur arrestimi i Vahit Gjini,  62 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Ndalimi i tij u bë pasi gjykata me datë 28.04.2016 ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg ” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh ” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme