Prokuroria kërkon 2 vite burg për Kserën
Prokuroria kërkon dënimin me 2 vjet burg për ish – Ministrin e Punës, Spiro Ksera. Mbi të rëndon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Sipas hetimit të kryer, Ksera dhe vartësit e tij kanë abuzuar me fondet për shtresa në nevojë, duke vjedhur nga buxheti i shtetit 30 milionë lekë të reja.
Ish – Ministri i është nënshtruar gjykimit me procedurë të përshpejtuar dhe për këtë arsye, prokuroria uli kërkesën për dënim nga 3 në 2 vjet.
Për vartësit e Kserës, Elda Kozaj, Artevis Mene dhe Elisabeta Dodbiba, Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg. Por kjo periudhë të kovertohet në liri me kusht, për një periudhë 2 – vjeçare.
Këta shtetas nuk duhet të kryejnë vepra penale të tjera për dy vitet e ardhshme. Seanca e radhës u caktuan në datën 5 Qershor, ku gjykata pritet të japë vendimin e saj për këtë dosje.
Tv Klan