Durrës, sekuestrohen 600 kg kanabis në port


Durrës, sekuestrohen 600 kg kanabis në port

22:58 07/04/2014 droge kanabis600 kilogram kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ku gjatë kontrollit në terminalin e trageteve, policia kufitare ka gjetur drogë në një kamion.

Ndërsa drejtuesi i tij është vënë në pranga burimet policore bëjnë të ditur se droga kishte destinacion Italinë.

Tv Klan





Të ngjashme