Takimi tre palësh, Basha: Zgjidhje bazuar mbi propozimin “hibrid”
Ylli Manjani i LSI, Engjëll Agaçe i PS dhe Oerd Bylykbashi i PD kanë nisur menjëherë negociatat për të zgjidhur çështjen e vetme të mbetur për miratimin e Reformës në Drejtësi.
Të tre juristët janë mandatuar si negociatorë nga kryetarët e partive përkatëse, në takimin 3-palësh të zhvilluar në selinë e kuvendit. Atyre iu është bashkuar edhe përfaqësuesi i misionit së EURALJUS në Tiranë, Rainer Deville.
Tryeza e organizuar pas ftesës së Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, zgjati rreth 1 orë e 45 minuta, një mundësi që u vlerësua nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim basha, i cili tha se negociatorët do të duhet të gjejnë zgjidhjen, sipas propozimit Hibrid të përmenduar nga Victoria Nuland dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Edhe pse kishin dhënë miratimin për të marrë pjesë, në takimin e thirrur nga meta, nuk ishin të pranishëm ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët e morën këtë vendim pas deklaratës së bashës gjatë paradites së kësaj të hëne ku nuk përmendej propozimi hibrid për zgjidhjen e ngërcit të Reformës në Drejtësi.
Tv Klan