Basha: Rama, përpjekje për ta hequr Reformën nga tryeza e negocimeve
Në një status në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, e ka komentuar deklaratën për shtyp të Kryeministrit Edi Rama të dhënë pas takimit 3-palësh në Kunvend, si një përpjekje për të larguar Reformën në Drejtësi nga tryeza e negocimeve, për të cilën dhe ai ra dakord orë më parë:
Në statusin e tij ai shkruan:Predikimi i gjatë duke fryrë tullumbacen e madhe të mashtrimit ishte një dëshmi e freskët se sa e do Reformën në Drejtësi, Edi Rama. Llomotitja e mbrëmjes nuk reflektonte asgjëkundi takimin konstruktiv të pasdites, zhvillimin e ri, hapin e hedhur, marrëveshjen për caktimin e negociatorëve, përafrimin e zgjidhjes, por nga fillimi në fund vetëm retorikën e vjetër të konfrontimit. Një përpjekje për ta hequr Reformën në Drejtësi nga tryeza ku po negociohet, nga tryeza ku u ra dakort pak orë më parë, edhe nga ai, që të negociohet.
Një përpjekje për ta hequr nga tryeza e zgjidhjes e për ta shtruar në tavolinën e ushqimit te tij të përditshëm politik, që është sulmi dhe provokimi ndaj opozitës.
Ky shfrim verteton edhe një herë nevojen akute për argumenta elektorale që ka Kryeministri me bilancin më të keq të këtyre 20 viteve.
E tregoi dhe një here se nuk do drejtësi, por shpëtim për veten e tij. Takohemi për konsensus si rruga e vetme për të votuar Reformën, ky sa del nga takimi, trumbeton ndarjen e re të parlamentit, të politikës!
E në cilën anë të ndarjes i bie të jetë ky që futi aty banditë, trafikantë droge, tutorë e vrasës. Armando Prenga që do thërrasë për të votuar të enjten Reformën, në cilën ndarje bën pjesë? Pretendimi qe i paska 94 vota është një presion kriminal, krejt e kundë
rta e asaj që duhet të vihet në themelet e një Reformë afatgjatë në drejtesi.
Nuk i ka vota sepse projekti Rama nuk ka qenë dhe nuk është Reforma në Drejtesi, por kapja e saj nëse do ta kishim lejuar ne, ose dështimi i saj.
Drejtësinë që lufton krimin e korrupsionin e ka në tryeze. Drejtësinë e pavarur që e rekomandon Komisioni i Venecias e ka në tryezë. Drejtesinë për qytetarët, për ligjin, e jo për të mbyllur dosjet e tij e ka në tryezë. Për këtë drejtësi janë votat, gati për ta kaluar të enjten në parlament.
Është koha për të marrë përgjegjesi dhe për të shërbyer konsensusin dhe jo për të trazuar çorben e prishur të Rilindjes së skaduar që s'e gëlltit dot me askush",
shkruan në statusin e tij Lulzim Basha./
tvklkan.al