Reforma në Drejtësi/ Rama takim me kreun e PDIU
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe deputetin, Aqif Rakipi.
Takimi i mbajtur në hotel “Rogner” mësohet se ka përfunduar rreth orës 9:35, ndërsa Kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Në fokus të këtij takimi mendohet të ketë qenë Reforma në Drejtësi.
Takimi i Ramës vjen një ditë pasi u shpreh se janë 94 votat për reformën./tvklan.al