Dopingu në Rusi, i mbuluar nga shteti
Ky është konkluzioni i rëndë i Agjencisë Botërore Anti-Doping, pas publikimit të raportit të komisionit të pavarur, që hetoi për disa muaj akuzat për përfshirjen e shtetit në skandalin e përdorimit të substancave të ndaluara nga atletët rusë.
Kjo është edhe arsyeja që WADA i ka kërkuar zyrtarisht Komitetit Olimpik Ndërkombëtar përjashtimin e Rusisë nga të gjitha disiplinat sportive të Lojrave Olimpike, që do të nisin muajin e ardhshëm në Rio De Zhaneiro.
Në kërkesë shpjegohet në shtatë pika përfshirja e funksionarëve të lartë shtetërorë në mbulimin apo favorizimin e përdorimit të dopingut nga atletët rusë.
Si pasojë rekomandohet përveç përjashtimit të kombëtareve ruse nga “Rio 2016” edhe mohimi i akreditimeve për drejtuesit dhe funksionarët e qeverisë së Rusisë.
Kjo e fundit ka reaguar mes Komitetit Olimpik, duke bërë të ditur se do të ishte e gabuar që edhe atletët e pastër të saj, të mos merrnin pjesë në Olimpiadën e ardhshme.
Ndërkohë, i ashpër ka qenë reagimi i krerëve më të lartë të Rusisë.
Sipas agjensisë së lajmeve “Interfax” presidenti Vladimir Putin ka njoftuar pezullimin e të gjithë drejtuesve publikë të akuzuar në raportin e Agjensicë Botërore Anti-Doping.
Ndërkohë, kryeministri Medvedev ka pezulluar zëvendësministrin e Sportit, Luri Nagornykh.
Tv Klan