Selami: Unë do ta votoj Reformën në Drejtësi
Ndërkohë që maxhoranca dhe opozita vijojnë negociatat për Reformën në Drejtësi, Eduart Selami është deputeti i parë nga rradhët e deputetëve demokratë që deklaron votën e tij pro miratimit në seancën plenare të 21 Korrikut edhe nëse palët nuk arrijnë marrëveshjen.
Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, Selami e cilësoi zvarritje jo produktive nga ana e kryetarit të partisë së tij mos gjetjen e konsnesusit për draftin e propozuar nga ndihmës sekretarja Viktoria Nuland.
Nga dështimi i reformës thotë Selami, ai që do të humbë nuk është Partia Demokratike, por vetëm kryetari Basha.
Selami tha se nuk është i vetëm në qëndrimin e tij pro miratimit të Reformës në Drejtësi.
Deputeti Selami tha se reforma është një domosdoshmëri për integrimin e vendit.
Tv Klan