I nxehti afrikan po vjen sërish, fundjava me temperatura 40 gradë C
Java nisi me temperatura jo shumë të larta, duke bërë që shumë njerëz të jenë ën mëdyshje për të nisur pushimet e tyre.
Ndërsa gjatë fundjavës që shkoi temperaturat ranë nën 27 gradë C, java e re nisi me një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe ato maksimale.
Deri të enjten në vendin tonë do të jetë një mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit deri të enjten do të jenë rreth vlerës 29 – 30 gradë C.
Dita e premte dhe fundjava pritet të sjellë rritje të temperaturave, që sipas parashikimeve do të shkojnë nga 36-40 gradë C.
/tvklan.al