Rama: PD iu nënshtrua vullnetit të partnerëve

Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Rama: PD iu nënshtrua vullnetit të partnerëve

14:50 20/07/2016

Kreyministri i vendi Edi Rama thotë se me pranimin për të votuar reformën në drejtësi PD iu nënshtruar vullnetit të shqiptareve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, duke pranuar vijën e kuqe për procesin e vetting-ut.

 Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: “

Partia Demokratike i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë, për përmbusjen përfundimitare të kastës së korruptuar të të inkriminuarve që mban peng drejtësinë. Vijat e kuqe ishin aty, janë aty dhe do të mbeten aty të palëvizuar me votimin unanim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.”

Varianti për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetting-ut, që Partia Demokratike pranoi të votojë, Rama thotë së është ai që është përcaktuar në draft kushtetutën me të cilën deputetët, u njohën në seancën plenare të 30 Qershorit.

 Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: “

Dua të ndaj me ju faktin se ky është Drafti i Reformës Kushtetuese dhe në këtë draft nuk lëviz absolutisht asgjë përsa i përket dy çështjeve që mbajtën peng këtë proces deri në këtë orë të fundit; Përfshirjes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Kushtetutë dhe rolit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Drafti thotë: Vëzhguesi ndërkombëtar ushton këto detyra:

  1. a) jep rekomandime lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të komisionit etj..

  1. b) paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga komisioni etj..

  1. c) u jep komisionerëve publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankim.

  2. ç) kanë të drejtë të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për personat e dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e  procesit dhe rivlerësimit.”

Kryeministri u shpreh se me miratimin me konsensus të Reformës në Drejtësi të gjitha palët politike në Shqipëri do të tregojnë se kanë zgjedhur si partnerë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian dhe se në vend nuk mund të formohej asnjë grupim që do të mund të damkoste vendin me një njollë të pashlyeshme.






Të ngjashme